‘Black is King’, Beyonce publikon albumin e ri vizual

1 Gusht, 2020 - 3:45 pm

Beyonce ka publikuar albumin e saj vizual të titulluar “Black in King” në Disney +. Albumi është realizuar përgjatë një viti, i cili është një vazhdimësi i albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.

Filmi, që ka një kohëzgjatje prej 85 minutash, sjell në jetë albumin e fundit të Beyonce-s përmes këngëve dhe kërcimeve, i cili është realizuar në New York, Los Angeles, Afrikën e Jugut, Afrikën Perëndimore, Londër dhe Belgjikë.

Albumi i dedikohet “mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre” dhe “është një dedikim për eksperiencën e të qenit një njeri me ngjyrë”. Fituesja e çmimit Grammy, publikoi së pari trajlerin e albumit në Youtube më 19 Korrik, video e cila ka marrë miliona klikime.

Ky projekt është shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga vetë fituesja e disa çmimeve Grammy.

Fillimisht, ky projekt është xhiruar si pjesë shoqëruese e albumit me kolona zanore, “The Lion King: The Gift”, dhe ka pasur për qëllim ta festojë bukurinë e prejardhjes së komunitetit tonë. Unë asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që një vit më vonë, e gjithë puna e madhe që është bërë në krijimin e këtij albumi vizual do të shërbente për një qëllim më të madh.”, theksoi diva e muzikës pak ditë më parë. / KultPlus.com

Të ngjajshme