‘Break my heart’ e Dua Lipës, e para në toplistën e famshme amerikane

26 Korrik, 2020 - 8:22 pm

Si duket vitin 2020 akoma pa mbaruar, e ka rrëmbyer fuqishëm këngëtarja shqiptare Dua Lipa, sukseset e së cilës nuk kanë të ndalur, shkruan KultPlus.

Lipa së fundi u bë edhe shqiptarja e parë e nominuar për çmimin prestigjioz ‘Mercury Prize’, që konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm në muzikën pop britanike.

Ndërkaq, sot është bërë e ditur nga vetë këngëtarja, se kënga e saj ”Break my heart’ është vendosur e para në Us Top 40 Radio, që konsiderohet edhe si toplista më e rëndësishme në Amerikë.

Më poshtë keni linkun e këngës në fjalë, të cilën mund ta dëgjoni./ KultPlus.com

Të ngjajshme