“Çdo natë të shoh si vegim, s’të prek dot të ndiej në shpirt” (VIDEO)

29 Qershor, 2020 - 11:30 pm

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e cila u bë e famshme në botën shqiptare me fitoren në sezonin e dytë të garës për talentë ‘X Factor Albania’, shkruan KultPlus. Sonte po e sjellim një nga këngët e saj më të bukura me titull “Vegim”.

Ajo mori pjesë në edicionin e 18-të të ‘Këngës Magjike’ dhe doli në vendin e tretë me këngën ‘Nëntori’. Në vitin 2019, ajo fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën Fall from the Sky, do ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por festivali u anulua.

Më poshtë kënga dhe teksti. /KultPlus.com

Me heshtjen jetoj
Në ërsirrën e plotë
Unë ngadalë,
Kur ëndrra më zgjon
Ti sje askund në këtë botë

Çdo natë të shoh si Vegim
Stë prek dot të ndjej në shpirt

Ref:
Shpirti im të kërkon në qiell në tokë
E vetme jam skam faj

Shpirti im të kërkon në qiell në tokë
Sytë e tij janë lartë po qaj

Ditarin shfletoj
Unë çdo fletë e kthej
Shënoj aty
Sa kohë më mungon
Dhe zemra të kërkon

Çdo natë të shoh si Vegim
Stë prek dot të ndjej në shpirt

Ref: x2
Shpirti im të kërkon në qiell në tokë
E vetme jam skam faj

Si harroj fjalët që ti kur më the
Kur të mos jem mos harro
Pranë do më kesh

Ouuuu – ouuuuuu uooouu – na – nana na
Na -na nanaaa , nana na naaaa
Naa – naa – naaaa

Ref: x3
Shpirti im të kërkon në qiell në tokë
E vetme jam skam faj.

Të ngjajshme