Coldplay paralajmëron albumin e ri në një letër dërguar një adhurueseje

25 Tetor, 2019 - 9:30 pm

“Gjatë 100 vjetëve të fundit kemi punuar në një gjë të quajtur ‘Everyday Life’”, shkruan anëtarët e bendit në një letër.

Do të jetë një album i dyfishtë, i ndarë në dy pjesë, i cili do të titullohet “Sunrise” dhe “Sunset” dhe do të publikohet më 22 nëntor, shkruan KOHA Ditore. Letra u nënshkrua nga të katër anëtarët e bendit, ndërsa pranuesja fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mashtrim.

“Alarm i rremë! E kam pranuar këtë letër sot në mëngjes, por nuk shoh asnjë arsye se pse dikush do ta dërgonte atë”, tha Lena Tayara në Twitter, duke e postuar një foto të letrës së pranuar.

Image

Pasi që ndjekësit e saj në Twitter e bindën se letra dukej autentike, ajo ndryshoi mendje dhe shkroi: “Po ta dija se letra ishte origjinale, do ta vendosja një mbulesë më të bukur tavoline para se ta fotografoja. Por faleminderit për kartolinën, jam e mahnitur dhe shumë e prekur”.

Coldplay është bendi më i shitur britanik i shekullit 21. Sipas statistikave të revistës Charts, ata i kanë tre nga 20 albumet më të shitura të këtij mijëvjeçari, të udhëhequr nga “A Rush Of Blood To The Head” nga viti 2002. /koha,net/ KultPlus.com

Të ngjajshme