Conchita, Mans Zelmerlow, Verka Serduchka dhe shqiptarja Eleni Foureira janë të ftuarit special në Eurovizion 2019

15 Prill, 2019 - 8:31 pm

Për vitin 2019 producentët e Eurovizionit kanë ardhur me një ide interesant ku katër të ftuarit, Conchita, Mans Zelmerlow, Verka Serduchka dhe Eleni Foureira do të këndojnë këngët e njëri-tjetrit, shkruan KultPlus.

Conchita do të këndojë këngën “Heroes” të Mans Zelmerlow (Suedia 2015), ndërsa Mans këngën “Fuego” të shqiptares Eleni Foureira, përfaqësueses së Qipros vitin e kaluar.

Eleni do të këndojë këngën “Dancin Lasha Tumbai të Verka Serduchka derisa Verka do të këndoj këngë fituese të edicionit të kaluar të Eurovizionit, “Toy” nga Netta.

Ndërsa në fund katër artistët do të performojnë së bashku këngën Hallelujah./ KultPlus.com

Të ngjajshme