Cricket rikthen këngën “Mesazhi” të West Side Family, dedikim për Dr. Florin (VIDEO)

29 Tetor, 2019 - 9:31 am

Remiksi i këngës “Kthema kohen” bëri që të gjithë t’i kthejnë edhe njëherë sytë nga producenti i njohur Cricket i cili edhe njëherë vulosi që krijimet e tij kanë një veçanti që nuk do kohë që të marrin me vete, shkruan KultPlus.

Projektet e tij po vijnë një pas një por i fundit i cili erdhi mbrëmë është remiksi i këngës “Mesazhi”, këngë kjo e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji nga të gjithë.

Kjo këngë  e cila para shumë vitesh është kënduar nga West Side Family atë kohë kur mori zemrat e publikut, sot ajo ka ardhur në jetë edhe njëherë përmes Cricket dhe Numen.

Donat Prelvukaj i njohur si Cricket, është shprehur i emocionuar për këtë projekt të cilin e ka vlerësuar pasi ai është shprehur se më këtë këngë është rritur, madje e cilëson si kryevepër.

“Ky nuk është një projekt i radhës për mua, është më shumë se kaq. Kjo këngë më ka shoqëruar që kur isha i vogël me moshë. Tani jam shumë krenarë dhe e kam me shumë emocion ta ndajë me ju këtë kryevepër. Kjo mundësi më është dhënë falë familjes së të ndjerit DR.FLORI i cili jeton mes nesh me veprat e tij. Dua të shpreh falënderim të sinqertë për familjarët e Dr. Florit dhe dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in për lejen e dhënë për të bërë remix këtë këngë. Shpresoj të përcjell ndjenjat e përjetuara nga unë. Shijojeni!”, ka shkruar Cricket ne momentin e lansimit të këngës. / KultPlus.com

Të ngjajshme