Dafina Zeqiri pjesë e klipit të reperit suedez Lazee

7 Gusht, 2019 - 7:00 pm

Këtë vit, këngëtarja e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka sjellë një mori projektesh të suksesshme.

E njëjta është tejet aktive në mbrëmje e koncerte muzikore, ku tashmë e gjeni thuajse në çdo vend.

Veç këngëve të saj, 30-vjeçarja bëri të ditur se së fundmi është pjesë e klipit të reperit suedez, Lazee.

I njëjti ka publikuar projektin e ri “Kill With Passion”, në të cilin këngëtarja shfaqet në disa skena tejet atraktive dhe sensuale.

Krahas kësaj, Dafina po ashtu tregoi se së shpejti do të bashkëpunojë me reperin e famshëm.

Ndryshe, kënga e fundit që ka lansuar artistja Zeqiri titullohet “Lule Lule” në duet me Lumi B. /KultPlus.com

Të ngjajshme