Dalin në shitje biletat për koncertin “Mindil” të Rona Nishliut

17 Prill, 2019 - 5:14 pm

Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu më 24 prill do të mbajë koncertin promovues të albumit të saj më të ri “Mindil”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se biletat për këtë koncert kanë dalë në shitje sot.

Image

Biletat janë falas, megjithatë numri i tyre është i limituar.

“Të dashur, jeni të mirëseardhur në koncertin promovues të albumit ‘MINDIL’. Biletat nga sot i gjeni në Kino ARMATA, çdo ditë pune, në orët 10:00-16:00. Ato janë falas por obligative për të gjithë ju që planifikoni të vini. Numri i limituar”, ka shkruar Rona Nishliu, e cila ka falënderuar sponsorët për këtë koncert.

Rona Nishliu Quartet ditë më parë kishte publikuar rikrijimin e këngës “Mallëngjimi”, që është pjesë e këtij albumi.

“Mallëngjimi” me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zërit të ëmbël të Muharrem Qenës, transmeton koha.net

“Ky variant i jonë është një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrockën e fshatit… Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm”, kishte shkruar ajo.

Të ngjajshme