Dashnia s’dhemb, dashnia s’tremb, burrin (VIDEO)

25 Nëntor, 2019 - 3:15 pm

 “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ka nisë me lansimin e këngës “Ajo është ba”, me test të Vlora Konushevcit, me kompozim të Edon Ramadanit, kurse është kënduar nga Denik Prizreni.

Kjo këngë është realizuar me mbështetje të UNDP, UN Ëomen dhe UNFPA. KultPlus ju sjell këtë këngë të interpretuar nga Denik Prizreni, sikurse që sjell teksti e Vlora Konushevcit.

Ajo asht ba
prej grushtave që ja ke falë
prej vujtjeve  që ja ke dhanë
Ajo asht ba
Edhe nuk duron ma
Tortura
Drama
Trauma

Dashnia s’dhemb
Dashnia s’tremb
Burrin

Dashnia s’rren
Dashnia s’then
Gurin

Dashnia s’shan
Dashnia s’vran
Trupin

Ajo asht ba
prej dheut që ja ke marr
prej zanit që ja ke ndal
Ajo asht ba
Edhe nuk duron ma
Tortura
Drama
Trauma

Dashnija s’vjen me këtë çmim
e veshun me mashtrim
s’asht faltore për krim
Ajo asht ba
Edhe nuk duron ma
Ajo asht ba me shumë mund
Ligësia jote ka marr fund/KultPlus.com

Të ngjajshme