Dëgjoje zemrën tënde

16 Maj, 2020 - 4:00 pm

Nga: “Roxette”
Shqipëroi: Bujar Meholli

E di se ka diçka në buzëqeshjen tënde,
seç marrë një shikim nga sytë e tu
që sikur don të thotë
se ke ndërtuar një dashuri
por ajo është rrënuar
dhe pjesëza jote e parajsës
ndjeshëm është errësuar.

Dëgjoje zemrën tënde
kur ai ty të kërkon,
dëgjoje zemrën tënde
s’ke gjë tjetër që mund të bësh.
Nuk e di ku po shkon
as cilën udhë po e merr,
dëgjoje zemrën tënde
para se ajo të të thotë lamtumirë…

Ngandonjëherë pyet veten nëse ia vlen
kjo luftë?
Gjithë momentet e bukura
janë humbur, oh.
Ato janë larguar tashmë,
dhe asgjë nuk është ashtu siç duket
në të vërtetë.

Ka disa zëra
që duan të jehojnë,
janë shumë gjëra për t’i përmendur
por si të gjenden fjalët?
Aroma e magjisë
ka qenë aq e këndshme
atëherë kur dashuria vërshëllente
më shumë se era…

Dëgjoje zemrën tënde
kur ai është duke të thirrur,
zemrën tënde dëgjoje,
asgjë tjetër s’ka që mund ta bësh.
Nuk e di se për ku je nisur
apo ku do të shkosh,
por para së gjithash, zemrën tënde dëgjoje…

Dëgjoje zemrën tënde,
dëgjoje.
Ah…

Tekstin e këngës e ka shkruar dyshja Per Gessle dhe Mats Persson. /KultPlus.com

Të ngjajshme