Del në shitje pasaporta e Michael Jackson

20 Tetor, 2021 - 10:55 pm

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Michael Jackson vdiq në mënyrë tragjike por çdo gjë rreth tij ka një vlerë të jashtëzakonshme. Sipas mediave të huaja, pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.

Mbreti i pop-it e humbi dokumentin në fillim të viteve ’90 dhe duhej të plotësonte një kërkesë për zëvendësim. Pasaporta është në një gjendje të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të tij.

Kujtojmë që Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare për shkak të një arresti kardiak në Los Angeles. Kjo erdhi nga një mbidozë e propofolit, një ilaç që ylli i muzikës merrte për të luftuar pagjumësinë. /KultPlus.com

Të ngjajshme