Dhjetë shtetet që arritën të kualifikohen në finalen e ‘Eurovision 2021’

19 Maj, 2021 - 9:51 am

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit Eurovision ku edhe janë zgjedhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.

Faqja e Eurovision në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar.

Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme  mbrojtëse kundër pandemisë.

Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj. / KultPlus.com

Të ngjajshme