Disa nga hitet e Dj Avicii (VIDEO)

22 Prill, 2018 - 12:30 pm

KulPlus ju sjellë disa nga hitet më të mëdha nga Dj Avicii. Avicii, vdiq të premten në moshën 28 vjeçare ndërsa la pas vetës një pasuri të tërë të këngëve hit që nuk do të vdesin asnjëherë.

“Wake Me Up”

Avicii lëshoi albumin e tij të parë, “True”, në shtator të vitit 2013 me hitin ndërkombëtar “Wake Me Up” si këngë kryesuese. Këngë arriti kulmin në nr. 4 në Billboard Hot 100, dhe mbizotëroi radio stacionet gjatë vitit 2013.

“Hey Brother”

Këngëtarja Dan Tyminski ka qenë vokaliste në këtë këngë, në videon e të cilës janë përfshirë pamje që lidhen më Luftën e Vietnamit. Aktualisht kjo këngë ka më shumë se një milion pëlqime në YouTube.

“Levels”

Kjo këngë është lansuar në vitin 2011 dhe ka qenë kënga depërtuese nga Avicii. Kjo këngë ka arritur top Ten në 15 vende.

“I Could Be The One (Nicktim)”

Avicii fillimisht e performoi këtë këngë një vit para se ajo të publikohet në vitin 2012. Kënga ishte një bashkëpunim me Deuch DJ dhe me producentin Nicky Romero.

“X You”

Kjo këngë paraqet në video Aviciin duke punuar në këngën e tij dhe pamje nga udhëtimet e tij nëpër koncerte për të perfomuar.

“Addicted to you”

Avicii bashkë-shkroi këtë këngë me Mac Davis, Josh Krajcik, dhe Pournouri. Ai gjithashtu bashkëpunoi me një tjetër këngëtare amerikane për këtë këngë, këngëtaren Audra Mae.

“The Days”

Duke u larguar nga disa nga partnerët e tij tipikë, Avicii bashkë-shkroi “The Days” me producentët fitues të çmimit Grammy të Suedisë Salem Al Fakir dhe Vincent Pontare dhe këngëtarin U.K. Robbie Williams.

“The Nights”

Në mesin e bashkë-tekstshkruesve të pjesës së dytë të “The Days/Night EP” ka qenë këngëtari amerikan Nicholas Furlong. “The Nights” ndjek tingullin e muzikës popullore-rock gjetur në këngët “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

“Waiting For Love”

Avicii krijoi këtë këngë me një tjetër muzikant të suksesshëm, Martin Garrix. Kënga ishte në krye të albumit të dytë të Avicii me titull “Stories”.

“Lonely Together”

Kjo këngë së bashku me këngëtaren Rita Ora ishte një nga hitet më të mëdha të Avicii para vdekjes së tij.

“Friend of Mine” ft Vargas & Lagola

Kjo ishte kënga e fundit e ngarkuar në kanalin YouTube të Avicii para vdekjes së tij.

Të ngjajshme