Dua Lipa, artistja e parë shqiptare që nominohet për çmimin prestigjioz ‘Mercury Prize’

23 Korrik, 2020 - 2:14 pm

Stormzy, Dua Lipa, Laura Marling dhe Michael Kiwanuka janë ndër artistët më të spikatur që garojnë për çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020, që është pa dyshim çmimi më prestigjioz në muzikën pop britanike.

Më shumë artistë femra janë të nominuara për këtë çmim sivjhet sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Për herë të parë e nominuar është një artiste shqiptare, e ajo është Dua Lipa, e cila është nominuar për albumin e saj të vlerësuar dhe të renditur në vendin e parë për javë me rresht në Mbretërinë e Bashkuar, “Future Nostalgia”.

Kjo është lista me albumet e nominuara për çmimin “Mercury Prize 2020”:

Anna Meredith – Fibs
Charli XCX – How I’m Feeling Now
Dua Lipa – Future Nostalgia
Georgia – Seeking Thrills
Kano – Hoodies All Summer
Lanterns on the Lake – Spook the Herd
Laura Marling – Song for Our Daughter
Michael Kiwanuka – Kiwanuka
Moses Boyd – Dark Matter
Porridge Radio – Every Bad
Sports Team – Deep Down Happy
Stormzy – Heavy is the Head

“Mercury Prize”, i quajtur më parë Mercury Music Prize, është një çmim vjetor muzikor i dhënë për albumin më të mirë të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një artist britanik ose irlandez. / KultPlus.com

Të ngjajshme