Dua Lipa dhe DJ Regard nominohen për çmime të rëndësishme në ‘AMA 2021’

29 Tetor, 2021 - 9:27 am

Është publikuar lista me nominimet e American Music Awards 2021. Olivia Rodrigo kryeson listën me shtatë nominimeve, pasuar nga Bad Bunny, Doja Cat dhe Giveon, secili me nga tre nominime.

Pjesë e listës së nominimeve janë edhe artistët me prejardhje shqiptare, me DJ Regardin, i cili shënon suksesin më të madh të tij, duke arritur të nominohet në një prej kategorive.

Ai është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”, gjersa gëzimin për këtë nominim e shprehu përmes një postimi në Instagram.

“Jam kaq i ekzaltuar të jem i nominuar për AMA 2021, voni tani duke këruar AMAs në TikTok, mos e humbisni AMA-në më 21 nëntor në ABC Nwetwork. Votoni në billboard.com/amasvote”, shkroi ai në mbishkrimi e fotografisë.

Në këtë kategori, Regard konkurron me emra të njohur ndërkombëtarë si: David Guetta, ILLENIUM, Marshmello, dhe Tiësto.

E nominuar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila sivjet në AMA garon për tri çmime: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’).

American Music Awards 2021 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Microsoft Theatre në Los Angeles të dielën, më 21 nëntor në orën 20:00 (EST / PST) në ABC. / KultPlus.com

Të ngjajshme