Dua Lipa feston me më të dashurit triumfin e saj në Grammy (FOTO)

12 Shkurt, 2019 - 7:54 pm

Këngëtarja Dua Lipa triumfoi me dy çmime në ceremoninë e madhe muzikore Grammy Awards, që u mbajt të dielën.

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa – Best New Artist, Best Dance Recording – ÔElectricityÕ 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019

Dua Lipa fitoi dy çmime, përfshirë edhe një nga çmimet më të rëndësishme të kësaj ceremonie “Best New Artist”,  në këtë kategori ajo pat triumfuar edhe në Brit Awards të vitit që e lamë pas, shkruan KultPlus.

Pas këtij suksesi të madh në Grammy,  Dua Lipa ka mbledhur personat më të dashur rreth vetes për të festuar. Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka postuar disa fotografi të darkës, ku shihen familja dhe miqtë e saj.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme