Dua Lipa konfirmon bashkëpunimin e radhës, njofton edhe për datën e publikimit të këngës së re

6 Mars, 2022 - 10:50 pm

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, së shpejti do të publikojë një këngë të re, shkruan KultPlus.

E njohur për zërin e saj magjik, Lipa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të publikohet kënga e saj e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.

Me një postim në “Instagram”, 26 vjeçarja ka publikuar një video me mbishkrimin “3/11”, dhe një sekuencë shumë të shkurtër nga kënga e re.

Lipa aktualisht është duke mbajtur koncertin e saj nëpër gjithë Amerikën, dhe ka qenë edhe pjesë e emisionit të natës “Night with Jimmy Fallon”. /KultPlus.com

Të ngjajshme