Dua Lipa ndan fotografi nga bashkëpunimi i fundit me YSL: Po pres me padurim që ta shihni këtë

16 Dhjetor, 2021 - 2:50 pm

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, përveç sukseseve të saja në industrinë muzikore, së fundmi ka bërë të ditur bashkëpunimin me kompaninë e modës “Yves Saint Laurent”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Lipa, ka njoftuar se po e përmbyll vitin me kompaninë YSL, derisa po pret me padurim për ta shfaqur videon e përgatitur për të gjithë shikuesit.

26 vjeçarja, e cila ka njoftuar për anulimin e dy koncerteve për shkak të sëmundjes me laringun, po punon shumë në reklamën e saj të fundit.

“Po pres me padurim që ju të gjithë ta shihni atë se çfarë kemi përgatitur”, ka shkruar Lipa në “Instagram”, duke përfshirë edhe disa fotografi të ndryshme aty.

Lipa, ka shënuar suksese të mëdha këtë vit, ku albumi i saj “Future Nostalgia” po vazhdon të shijojë suksese përkundër faktit që është publikuar në mars të vitit të kaluar. /KultPlus.com

No description available.
No description available.

Të ngjajshme