Dua Lipa njofton me entuziazëm rikthimin e saj në Prishtinë: Po kthehem në shtëpi

15 Korrik, 2022 - 9:45 am

Artistja me renome botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar se do të jetë pjesë një prej festivaleve më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Lipa, ka shkruar se është duke u rikthyer në shtëpi.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi ndër të tjerash 26-vjeçarja në lajmërimin e saj.

Artistë të ndryshëm do të marrin pjesë në këtë festival, derisa nuk është bërë e ditur në qoftë se do të ketë edhe artistë të ri ndërkohë.

Sunny Hill do të mbahet në datat 4-7 gusht në Gërmia Park të Prishtinës. /KultPlus.com

Të ngjajshme