Dua Lipa nuk mori pjesë në ceremoninë e madhe të “Echo Awards”, kjo ishte arsyeja (VIDEO)

13 Prill, 2018 - 10:01 am

Rita Ora dhe Dua Lipa ishin dy këngëtaret shqiptare që kanë qenë të nominuara në të njëjtën kategori në Echo Awards që është mbajtur mbrëmë në Gjermani, por vetëm njëra nga këto dy këngëtare ka marë pjesë në këtë ceremoni, shkruan KultPlus.

Rita Ora ishte ajo që ka marë pjesë në këtë mbrëmje e cila ishte paraqitur edhe me një fustan me ngjyrë të gjelbër, kurse Dua Lipa nuk ishte e pranishme.

Arsyeja se pse nuk ka marë pjesë në këtë mbrëmje ishte koncerti i Dua Lipës që ishte prenotuar shumë më herët në Glasgow, dhe videon që ka siguruar KultPlus, shihet të ketë qenë një atmosferë shumë e madhe që është krijuar nga këngëtarja shqiptare./KultPlus.com


Të ngjajshme