Dua Lipa: Nuk po më pritet të ju shoh të gjithëve në Prishtinë

9 Korrik, 2018 - 5:15 pm

Këngëtaren e famshme nga Kosova, Dua Lipën e ndanë një muaj nga ardhja në Kosovë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Sunny Hill”, që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa,derisa ditët po afrohen ajo është shprehur mjaft e emocuionuar, shkruan KultPlus.

“Sunny Hill Festival! Mezi po pres të ju shoh të gjithëve në Prishtinë. Merrni tiketat e juaja në sunnyhillfestival.com”, ka shkruar këngëtarja Dua Lipa.

SunnyHill Festival po vjen më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë , ndërsa Dua Lipa do të performoj në natën e parë të festivalit.

Në mesin e 30 artistëve performues do të jetë edhe DUA LIPA, ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë./ KultPlus.com

Të ngjajshme