Dua Lipa pasi mori çmimin “Hitmaker of The Year” me Elton John: Çfarë viti i mirë

4 Dhjetor, 2022 - 5:20 pm

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa së fundmi kjo dyshje ka bërë bujë të madhe me dhuntinë e tyre të gërshetuar, shkruan KultPlus.

Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar edhe në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe. John e ka nderuar Lipën në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht në koncertin e tij të fundit.

Për këtë ka reaguar edhe Lipa, përmes një postimi në “Instagram”, duke i falënderuar kompaninë “Variety” për çmimin.

“Faleminderi variety për çmimin “Hitmaker of the Year “2022”, që e ndava me të madhin Elton John. Dashuri e madhe për këtë ëndërr. Çfarë viti!”, shkroi ajo. /KultPlus.com

Të ngjajshme