Dua Lipa performon në natën e parë të “Sunny Hill”, çmimet e biletës nga 35 deri në 75 euro

8 Qershor, 2018 - 6:04 pm

Me mijëra njerëz do të vijnë nga Europa për ta ndjekur Festivalin “Sunny Hill” i cili do të mbahet gjatë gushtit në Prishtinë, duke e shndërruar këtë festival në fokus edhe të mediave botërore, shkruan KultPlus.

Në një konferencë për media është bërë e ditur që ky festival do të mbahet në Hapsirën e Germisë në data 10-11 dhe 12 gusht, ndërsa do të sjellin 72 orë plot aktivitete.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa thotë se ka qenë një rrugë shumë e gjatë për ta sjellë një Festivali si “Sunny Hill” në Prishtinë. Ai ka treguar se 25% e fondeve nga festivali do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill Foundation”.

“Shpresoj që me mundin që jemi duke e bërë do ta sjellim një festival i cili do t’i sjellë përfitime Kosovës në ngritjen e imazhit dhe pasi që do të mbahet në kryeqytet do të kemi shumë musafirë të Europes që do ta vizitojnë vendin tonë, kryeqytetin dhe pjesën tjetër të festivalit”, tregoi Lipa.

Ai tha se ky festival do të ketë edhe performues lokal, ndërsa natën e parë do të perfromoj Dua Lipa dhe Stanaj. Ai tha se në këtë festival do të performojnë edhe Grace Carter Action Bronson, Cold Train. Këngëtaret lokal që do të performojnë janë Ledri dhe Mc Kresha.

Visar Breznica tha se biletat do të shiten online të cilat do të publikohen shumë shpejt në web faqen e festivalit ndërsa të tjerët mun dtë pajisen me bileta përmes partneeëve lokal dhe regjional të festivaleve.

Lipa ka theksuar se fushata zhvillohet nga agjensioni “Republika” ndërsa Komuna e Prishtinës është mbështetëse e Festivalit.

Visar Breznica tha se çmimet me të lira janë 35 euro që do të jetë një numër i limituar të biletave, andaj duhet të ndiqen të gjtha kanalet e Festivalit.

“Më pas do të kalojmë në fazën e çmimeve 55 euro dhe të gjitha biletat janë tre ditore për gjithë festivalin dhe në fund çmimi i rregullt i biletës do të jetë 75 euro”, tregoi Breznica./ KultPlus.com

Të ngjajshme