Dua Lipa, pjesë e GlobalFeminism

7 Mars, 2019 - 1:53 pm

Këngëtarja shqiptare tashmë e njohur botërisht, Dua Lipa po vazhdon të ecë suksesshëm në industrinë e muzikës. Krahas kësaj, emri i saj është pjesë e eventeve më të njohura botërore.


Së fundmi ajo ka qenë pjesë e projektit “GlobalFeminism”, për të cilin ka thënë se ndihet e inspiruar për të përkrahur gratë në gjithë botën.
Faleminderit Annie Lenox që më ke ftuar për të qenë pjesë e filmit që i ndihmon çdokujt që t’i kuptojë vështirësitë me të cilat vajzat dhe gratë përballen çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa, shkruan KultPlus.


Dua Lipa së fundmi është shpërblyer me dy çmime Grammy, në ceremoninë që u mbajt muajin e kaluar. Ajo vitin e kaluar ka interpretuar para publikut prishtinas, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”./ KultPlus.com

Të ngjajshme