Dua Lipa pjesë e videolojës FIFA 21 të ‘PlatyStation’, në mesin e yjeve të sportit

12 Nëntor, 2020 - 9:59 pm

Përdoruesit e FIFA 21 tani mund të luajnë si Dua Lipa si pjesë e versionit më të fundit të lojës.

EA Sports ka lëshuar versionin e ri të FIFA 21, dhe një mori të famshëm janë bashkuar me modalitetin ‘FIFA Volta’.

Dua Lipa, e cila lëshoi ​​albumin e saj të fundit ‘Future Nostalgia’ këtë vit, tani paraqitet së bashku me të tjerët si Leëis Hamilton, David Beckham dhe DJ Snake.

https://twitter.com/FIFA21Updates/status/1326905447673106434?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fdua-lipa-pjese-e-videolojes-fifa-21-ne-platystation-ne-mesin-e-yjeve-te-sportit%2F

Versioni i gjeneratës së ardhshme të  FIFA 21 (PS5 dhe Xbox Series X) do të lançohet në 4 dhjetor , ndërsa edicioni i përmirësuar i PC do të arrijë vitin e ardhshëm.

Lojtarët që zotërojnë versione të gjeneratës aktuale të lojës gjithashtu do të kenë të drejtën e një azhurnimi falas të gjeneratës së ardhshme, por vetëm për konsolën ekuivalente të gjeneratës së ardhshme – për shembull, PS4 në PS5.

Përdoruesit të cilët zotërojnë kopje fizike të lojës janë këshilluar të mbajnë disqet pasi atyre do t’u kërkohet të fillojnë lojën në konsolat e gjeneratave të ardhshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme