Dua Lipa pozicionohet e treta në toplistën e 100 këngëve më të mira në SHBA

10 Mars, 2020 - 2:02 pm

Ylli i muzikës pop Dua Lipa, me shumë gëzim dhe emocion e ka ndarë me fansat e saj lajmin, se për herë të parë në karrierën muzikore ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira në Amerikë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e ka arritur këtë sukses me hitin “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”.

Ky triumf i Lipës, po e vërteton se albumi i cili pritet të lansohet për publikun më 3 prill të këtij viti, e ka të siguruar suksesin në tregun amerikan të muzikës, transmeton Koha.

Ndërkaq, renditja e këngëve në toplistën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.

Dua Lipa kishte arritur edhe më parë të përfshihet në toplistën “Billboard” të 100 këngëve më të mira, me hitet “New Rules”, “Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind”.

Kënga “Don’t Start Now” e cila ka katër muaj që është lansuar, deri më tani i numëron rreth 170 milionë klikime në platformën muzikore YouTube. /KultPlus.com

Të ngjajshme