Dua Lipa reagon ndaj mediumit anglez, e quan të pavërtetë lajmin e publikuar për të

16 Tetor, 2020 - 9:57 pm

Sot gjatë gjithë ditës në mediet e huaja ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Dua Lipës i ishin pezulluar xhirimet e videoklipit më të ri, pasi kjo e fundit nuk kishte respektuar masat AntiCovid, shkruan KultPlus.

Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.

Videoklipi i artistes shqiptare me famë botërore do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.

Këngëtarja ka reaguar menjëherë duke e demantuar lajmin. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shprehur se lajmi është i rremë dhe është i publikuar nga një medium të cilit as nuk dëshiron t’ia përmend emrin për t’i dhënë publicitet.

Tutje këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme. / KultPlus.com

Të ngjajshme