Dua Lipa sapo la pas të gjitha artistet botërore

13 Korrik, 2020 - 1:10 pm

Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues tejkaloi shifrën e 1 miliard klikimeve në Spotify, duke e bërë 24-vjeçaren artisten e vetme femër me 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Mirëpo, aso kohe u tha se ky rekord mund të thyhet së shpejt, kjo pasi edhe kënga “Don’t start now” ishte afër mbërritjes së 1 miliard klikimeve. Dhe si duket ky sukses nuk ka vonuar shumë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë sot në Instastory lajmin e madh me fansat, duke i falenderuar të gjithë.

“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që ia dolëm të gjithë së bashku”, ka shkruar ajo.

Së shpejti, Dua Lipa do të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.

Ndërkohë, para 2 ditësh Dua ka publikuar edhe videoklipin e ri “Hallucinate” pjesë e albumit të saj “Future nostalgia”, që po bën namin. / KultPlus.com

Të ngjajshme