Dua Lipa sjell versionin parodi të këngës ‘New Rules’ me këshilla për Covid19 (VIDEO)

18 Shtator, 2020 - 6:38 pm

Mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e famshëm britanik të James Corden, ‘The Late Late Show’, përcjellë KultPlus.

‘Late Late Show’ është ndër emisionet më komike e nuk kishte si të dilte ndryshe edhe me Duan si mysafire. Dua dhe James sollën versionin parodi të këngës ‘New Rules’, duke përfshirë në të këshilla për takime dashurie gjatë periudhës pandemike.

Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.

“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej ndër të tjera në këngë.

Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie, duke mbetur ndër këngët më të pëlqyera të Duas.

Poashtu vlen të ceket se paraqitja e Duas në emision me veshjen e saj plot shkëlqim mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=fN6uzhy5uvU&feature=emb_title

Të ngjajshme