Dukagjin Lipa tregon se a do të mbahet festivali “Sunny Hill”

21 Mars, 2019 - 1:00 pm

Organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa  ka njoftuar publikun se  edhe këtë vit do të mbahet festivali “Sunny Hill”.

Dukagjini ka postuar një video në Instagram teksa ka treguar se është duke punuar për “Sunny Hill”. “A jeni gati, Sunny Hill Festival 2019 po vjen… më shumë info së shpejti”, ka shkruar ai në Instagram.

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore.

Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botëror në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Stanaj, Gashi, Action Bronson etj. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BvPnmCkB6xt/

Të ngjajshme