Duke kënduar në shi

27 Shkurt, 2020 - 11:30 am

Nga: Gene Kelly

Shqipëroi: Bujar Meholli

Jam duke kënduar në shi,
thjesht ia kam marrë këngës,
ah, çfarë ndjenje e jashtëzakonshme!

Përsëri po ndihem i lumtur
me retë po qesh
që errësohen mbi kokën time,
jam i gatshëm për dashuri
nën këtë ndjekje të stuhisë.

Të gjithë në këtë vend
ejani,
ejani në këtë shi.
Një buzëqeshje ma përshkon fytyrën
teksa nëpër rrugë eci.

Vallëzoj në shi
dhe jam përsëri i lumtur,
po vallëzoj dhe këndoj
nën këta litarë shiu… /KultPlus.com

Të ngjajshme