займ на карту онлайн потребительский кредит

Dy grupe muzikore nga Zvicra e një nga Kosova thërrasin në Pejë për liri të lëvizjes për kosovarët

Nëntor 4, 2019 - 9:01 pm

“Visa Freedom For Kosovo” po shtegton edhe në Pejë. Ky turne si lokacion tani ka kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ndërsa nis më datë 07 nëntor duke filluar nga ora 20:00. 

Dy grupe nga Zvicra, “DIE DIE BE”, “TERRY BLUE” si dhe një grup muzikor nga Kosova i quajtur “ZWADA”, do të performojnë në kuadër të turneut “VISA FREEDOM FOR KOSOVO”, turne ky ku si qëllim kryesor ka promovimin e lirisë së lëvizjes.

“Përveç kësaj, kjo ngjarje ka për qëllim edhe mbështetjen e të rinjve për të qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm deri në realizimin e kësaj të drejte të mohuar për kosovarët. Muzika shënjon një prej formave më të fuqishme të reagimit ndaj padrejtësive, prandaj edhe është mjet përbashkues”, thuhet në njoftimin për media. 

“Die Die Be” janë një kolektiv nga Zvicra. Karakteristikë e këtij grupi janë artistët dhe muzikantët e ndryshëm të cilët e bëjnë unik organizimin e tyre. Në Kosovë, ata do të vijnë për të transmetuar materien dhe shpirtin, dy synime këto që tash e disa vite i ndjekë grupi, thuhet më tej në njoftim.

“Terry Blue” është bend i krijuar në vitin 2015 dhe janë nga Zvicra. Zhanri i tyre është elektro-folk dhe pop.

“ZWADA” është grup muzikor ku tash e sa kohë përmes formave të ndryshme synon të pasurojë skenën e muzikës alternative në Kosovë. Edhe pse të frymëzuar nga zhanret indie-rock, punk e të ngjashme, ata synojnë që muzika e tyre mos të karakterizohet njëanshëm, por të ketë shumë rryma në të.

Të ngjajshme