Dy netët “Mes Yjesh” të Dren Abazit, ngritën në këmbë Tiranën (VIDEO)

30 Dhjetor, 2017 - 8:34 pm

“Mes Yjesh”, titullohet albumi i Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestra i cili u prezantua në Tiranë, përgjatë dy netëve me dy koncerte recitale nga ky band shumë i dashur për publikun, shkruan KultPlus.

Salla e Kishës Ortodokse në Tiranë ishte rezervuar për datat 28 dhe 29 dhjetor, aty ku Dren Abazi me orkestër ngriti në këmbë audiencën tiranase.

Pas koncertit, filluan kritikat e para e të jashtëzakonshme për Dren Abazin dhe Zig Zag Orchestrën, ndërsa vetë artisti për KultPlus, njoftoi se 15 ditë para koncertit ishin shitur biletat për të dy netët, ndërsa salla ishte e mbushur dhe i gjithë publiku në këmbë.

Natën e parë kanë qenë të pranishëm edhe dy kryetarët e dy kryeqyteteve shqiptare si Erion Veliaj- kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Shpend Ahmeti-kryetar i Komunës së Prishtinës.


Koncertet janë përcjellë edhe nga shumë prishtinas që kanë shkuar në Tiranë enkas për këtë natë.

Poashtu, artisti Abazi, ka treguar për fund, se ka pasur shumë kërkesa nga sponsorët që të bëhet edhe një natë e tretë por për shkak të angazhimeve kanë vendosur ta lënë për vitin e ardhshëm./ KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme