Ed Sheeran publikon këngën ‘2step’, videoklipin e realizon në Ukrainë

22 Prill, 2022 - 11:28 am

Ed Sheeran dhe Lil Baby kanë publikuar këngën e tyre “2step” në mbështetje për Ukrainën.

Të enjten, këngëtari britanik publikoi videoklipin për këngën, të cilën e xhiroi në Ukrainë lufta para pushtimit të Rusisë, transmeton KultPlus.

Videoja paraqet këngëtarin me kapele gri dhe pallto të zezë duke kënduar në mes të kërcimtarëve në rrugët e Kievit. Të gjitha honoraret dhe të ardhurat për këngën janë dhënë si ndihmë financiare për Ukrainën.

“Kam filmuar videon ‘2step’ në qytetin e Kievit, përpara se të fillonin të ndodhnin aktet shkatërruese të dhunës,” tha Sheeran në një deklaratë. “Ishte hera ime e parë që vizitoja vendin dhe u ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje, të gjithë nga grupi i prodhimit deri te njerëzit e shumtë që takova gjatë ditëve të mia të pushimit.”

Sheeran vazhdon: “Ukraina është një vend krenar dhe jam mirënjohës që pata rastin të filmoj videon time atje. Unë qëndroj me Ukrainën.”/ KultPlus.com

Të ngjajshme