Ed Sheeran shpallet ‘Artisti më i mirë i vitit’ në MTV Europe Music Awards 2021

14 Nëntor, 2021 - 11:45 pm

Kantautori britanik Ed Sheeran është shpallur ”Artisti më i mirë i vitit” në MTV Europe Music Awards 2021, shkruan KultPlus.

Pas një viti virtual 2020, ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga ‘Papp László Budapest Sportaréna’ në Hungari dhe u transmetua në MTV në 180 vende. Shfaqja u frymëzua nga llixhat e famshme termale të Budapestit dhe Danubi, lumi që përshkon qytetin, dhe shfaqi një temë uji me skena që dukej sikur lundronin.

Sheeran interpretoi këngën e tij të fundit “Overpass Graffiti” dhe më vonë performoi hitin e tij “Shivers”.

Sheeran u nominua për katër çmime përfshirë këtu: “Artisti më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Videoja më e mirë e vitit”dhe “Grupi më i mirë në zhanrin pop”. / KultPlus.com

Të ngjajshme