Eddie Murphy kthehet në Saturday Night Live për ta udhëhequr specialen e Krishtlindjes

27 Gusht, 2019 - 9:45 pm

Eddie Murphy po kthehet në shown televiziv të skeçeve i cili e ndihmoi atë ta lansojë karrierën e tij, për një emision në dhjetor.

Komediani do ta udhëheqë episodin e Krishtlindjeve të Saturday Night Live më 21 dhjetor, duke e bërë paraqitjen e tij të parë si prezantues i showt që nga viti 1984.

Sezoni i ri i hit showt do të hapet me Woody Harrelson si prezantues dhe Billie Eilish si mysafir muzikor më 28 shtator, por episodi më i spikatur i sezonit sigurisht që do të jetë me debutimin e yllit dhe krijueses së Fleabag dhe skenaristes së James Bond, Phoebe Waller-Bridge, në SNL më 5 tetor, kur Taylor Swift do të jetë mysafire muzikore.

Këngëtarja e ME! u emocionua kur zbuloi se do të ishte në emision me Phoebe, sepse ajo është një adhuruese e madhe e britanikes.

“Që kur e pashë Fleabag, mezi po prisja ta shoh këtë femër ta drejtonte @nbcsnl dhe kjo po ndodh tani + unë do të jem atje gjithashtu = jam e mahnitur – 5 tetor,” tweetoi Swift.

Ylli i “Stranger Things”, David Harbour dhe Kristen Stewart gjithashtu do të jenë prezantues për sezonin e 45-të të Saturday Night Live. /KultPlus.com

Të ngjajshme