“Eja m’ledhato, zemrën ti ma shëro” (VIDEO)

10 Janar, 2021 - 11:40 am

Zëri unik i Haki Misinit dhe tekstet lirike kanë bërë që grupi i muzikës Rok “MAK”, të vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.

Pavarësisht që ky grup funksionoi deri në vitin 1978 në përbërje prejHaki Misinit, Mehmet Tupellës, Rexhep Ismajli-Bullit, Halil Bajraktarit, Sedat Isufit dhe Xhevdet Gashit, “MAK” vazhdon të depërtoj në zemrat e dëgjuesve me artin e mirëfilltë.

Një ndër këngët e këtij grupi është edhe “Idila Verore”, vlera e së cilës dëshmohet edhe nga fakti që paslufte janë sjellur versione të reja të këngës duke u përzier zhanret muzikore.

KultPlus ua sjell tekstin dhe tingujt e bukur të këngës “Idila Verore”:

Këngën do t’a shkruaj,

dashuri,

Ec n’këtë zemrës time t’i ke hy,

Mos më harro t’lutem,

përsëri,

S’mund t’jetoj pa ty.

Sytë e tu, gjithnji,

Më japin dritë

Balli yt, për mu

Çdo herë shëndrritë,

T’njofta sikur zjarrë

Që djelli mbanë

Buzët tua janë

T’lutëm më kupto,

Eja m’ledhato,

Zemrën ti ma shëro,

S’ka forcë që na ndanë,

Gjersa jemi bashkë,

Fort, të dashuroj. / KultPlus.com

Të ngjajshme