Ekspozitë për Ed Sheeran

18 Gusht, 2019 - 10:30 am

Javën e ardhshme do të hapë dyert për vizitorët ekspozita dedikuar jetës së këngëtarit Ed Sheeran, duke e treguar atë me detaje që nga fëmijëria, para se të bëhej i famshëm e deri më sot.

Fansat do të mund të shohin çdo gjë, duke filluar që nga kukulla Ed Sheeran, disqet e tij, çmimet që ai ka marrë deri tani, kitarën dhe deri te kutia e salcës që është një bashkëpunim i këngëtarit me kompaninë.

Sheeran pas një periudhe dy vjeçare në tur botëror do të japë shfaqjen e tij të fundit në Ipswich të Anglisë, aty ku ndodhet edhe ekspozita, e cila do të mbetet e hapur për 9 muajt e ardhshëm.

Kanë kaluar tetë vite tashmë që nga momenti kur këngëtari lançoi këngën e tij të parë, dhe sot ai konsiderohet si një ndër këngëtarët më të mire dhe më të suksesshëm me famë botërore. /KultPlus.com

Të ngjajshme