Elbenita Kajtazi do të jetë vajza e luleve në operën “Parsifal”

12 Prill, 2019 - 1:14 pm

Opera Shtetërore e Hamburgut do të sjellë operën “Parsifal” të kompozitorit gjerman Richard Wagner. Pjesë e kësaj operë do të jetë edhe solistja kosovare Elbenita Kajtazi e cila do të sjellë rolin e vajzës së luleve, shkruan KultPlus.

Kjo do të jetë hera e tretë që Kajtazi do të përgatit një rol për të prezantuar punën e kompozitorit Wagner. Në ndërkohë Kajtazi është duke u përgatitur për të sjellë edhe rolin Sophie për debutimin e saj në Satiago.

Kompozitori Richard Wagner ka filluar kompozimin e kësaj vepre në prill të vitit 1857 mirëpo e përfundoi 25 vite më vonë. Kjo ishte njëkohësisht edhe opera e tij e fundit të cilën ai e ka kompozuar. Kjo operë është e bazuar në poemën e shekullit të XIII nga Wolfram von Eschenbach të titulluar “Parzival”./ KultPlus.com

Të ngjajshme