Eleni Foureira në Eurovizion: Jam krenare që jam shqiptare (VIDEO)

2 Maj, 2018 - 9:50 am

Ndonëse dikur ishte kritikuar shumë se po e fshihte prejardhjen e saj, tani ajo po e përmend me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”.

Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare, transmeton Magazina.al

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto vështirësi mua më kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj, e ku në garë përveç Eleni Foureira, janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Eugent Bushpepa do të këndojë për Shqipërinë dhe Ermal Meta për Italinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme