займ на карту онлайн потребительский кредит

Eleni: Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë, ky është vetëm fillimi

13 Maj, 2018 - 6:30 pm

Eleni Foureira ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës – ‘Eurovision 2018’.

Pas votave të jurisë, këngëtarja shqiptare, e cila e përfaqësoi Qipron, ishte e pesta në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut – ajo ishte në përballje të drejtpërdrejtë me fituesen.

Por, publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit, Netta (me 529 pikë), duke e lënë Elenin në vend të dytë (me 436 pikë). Sidoqoftë, 31-vjeçarja nuk është zhgënjyer që nuk fitoi, porse është shprehur e kënaqur me këtë arritje duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

“Faleminderit shumë Evropë për dashurinë dhe mbështetjen! Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë! Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke i falënderuar më pas edhe bashkëpunëtorët.

Eurovisioni i këtij viti ishte i veçantë për shqiptarët, pasi konkurruan tre shqiptarë dhe që të tre ishin të pranishëm në natën finale, shkruan Telegrafi.

Ermal Meta (me bashkëpunimin me Fabrizio Moron), i cili e përfaqësoi Italinë, u rendit i pesti (me 308 pikë).


Ndërkaq, përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, zuri vendin e 11-të me këngën Mall.

Të ngjajshme