Elife Podvorica dhe Arta Jashari, të premten me ngjarje inspiruese në Prishtinë

5 Mars, 2020 - 3:20 pm

Nënë e bijë! Të dyja janë performuese të mrekullueshme të cilat përçojnë mbi të gjitha emocionin klasik me anë të zërave të tyre të fuqishëm, Elife Podvorica – Jashari dhe Arta Jashari kanë një rrëfim për ta treguar.

Europe House në Prishtinë kësisoj ju fton në ngjarjen ‘Një grua për një grua – Bisedë inspiruese’, shoqëruar me këto dy muzikante të njohura.

Elife Podvorica – Jashari është soprano qysh prej vitit 1984, shumë aktive me disa Kore Profesionale nëpër mbarë Kosovën. Në vitin 1999 ajo nisi punën edhe si profesoreshë. Në vitin 1984, ajo fitoi vendin e parë në Garat Federative të Ansambleve të ish Jugosllavisë.

Arta Jashari, gjithashtu soprano, vajza e dy muzikantëve të njohur, ka përfunduar studimet e Masterit në Akademinë e Arteve në Berlin. Momentalisht ajo është pjesë e Korit Profesional të Filharmonisë së Kosovës.

 Ky event mbahet më datë 6 mars, ora 19:00, në Europe House. / KultPlus.com

Të ngjajshme