Eliza Hoxha rezulton pozitive në Covid19, paralajmëron: Duhet të mësohemi të bashkjetojmë me virusin

9 Korrik, 2020 - 9:19 am

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije ajo vetë përmes një publikimi në rrjetet sociale.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese”, shkruan këngëtarja në shënimin e saj duke shpresuar në fund që prej saj të mos jenë infektuar edhe persona të tjerë.

“ Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi Shnet!”, shkruan Eliza Hoxha. / KultPlus.com

Të ngjajshme