Elvana Gjata ndezi skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

5 Gusht, 2019 - 3:00 pm

Elvana gjata është një ndër këngëtaret tona më të njohura dhe së fundmi nuk ka ngurruar edhe në publikimin e hiteve të reja në 2 bashkëpunime të njëpasnjëshme, një me Capital T, dhe këngën më të fundit me Ardian Bujupin, ‘Mein Liebe’.

Këtë rradhë Elvana ka qenë e ftuar në Sunny Hill Festival, ku është ftuar nga Dua Lipa.

Elvana nuk ka nguruar të falenderojë publikun për duartrokitjet që i kanë dhuruar dhe është shprehur se realisht ato duhet t’i kalojnë Duas dhe babait të saj Dukagjin Lipës që bënë një veprim të mrekullueshëm me këtë festival.

Elvana ka ndarë edhe disa momente nga festivali me foto dhe video që tregojnë atmosferën. /KultPlus.com

Të ngjajshme