Eminem dhe Dr. Dre mbështesin 50 Cent në ceremoninë e “Walk Of Fame”

1 Shkurt, 2020 - 11:00 pm

Eminem dhe Dr. Dre e kanë mbështetur 50 Cent pasi që reperi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame” të enjten.

50 Cent e zbuloi yllin e 2.686-të dhe me këtë rast i falënderoi mysafirët e tij për mbështetjen e tyre.

“Nuk mendoj se karriera ime do të ishte ashtu siç ishte pa mbështetjen e tyre”, tha drejtori i hitit “In Da Club”. “Dre është mentor për të gjithë ekipin. Ai ishte mentor për të gjithë ekipin, sepse mund të na udhëzonte në mënyra të ndryshme pa e ditur madje as ai vetë”.

Ylli i repit gjithashtu rrëfeu se është penduar që nuk e ftoi drejtuesin e shtëpisë muzikore Jimmy Iovine në ceremoninë e nderimit, duke shtuar: “Kam gabuar që nuk e ftova atë, sepse ai është një pjesë e madhe e suksesit që e kam pasur”.

50 Cent shtoi tutje se “Kjo është e rëndësishme, sepse të gjithë janë në të njëjtën hapësirë dhe ndihen njëjtë për këtë. Thjesht dua të them faleminderit që më përkrahët”. /KultPlus.com

Image

Të ngjajshme