Emocione të veçanta për Dua Lipën në Hong Kong (FOTO)

1 Maj, 2018 - 11:45 pm

Këngëtarja Dua Lipa me këngët e saj po tund skenat e vendeve të ndryshme të botës. Shtrirja e adhuruesve në mbarë botën po reflektohet edhe përmes pritjes që po i bëjnë fansat.

Ajo së fundmi ka mbajtur një koncert në Hong Kong, prej nga ka publikuar fotografi të performancës së saj në skenë dhe fotografi të fansave që me brohoritje i zgjasin duart drejt saj. Përveç kësaj , ata në duar mbajnë edhe shumë mbishkrime ku shihet i shkruar emri “Dua”, e që është rrethuar me shumë zemra.

“Hong Kong-u ma mori zemrën. Faleminderit që erdhët në turneun e vet-titulluar”, ka shkruar në postimin e saj, Dua Lipa.
Ajo pritet të publikoi së shpejti videoklipin e këngës më të re “One Kiss”, e cila është bashkëpunim me Calvin Harris.

Viti i kaluar i solli një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, e cila mblodhi plot 1 miliard klikime në YouTube./ KultPlus.com

Të ngjajshme