“Enchantments” vjen nesër në Teatrin Dodona

1 Nëntor, 2018 - 5:15 pm

“Enchantments” titullohet shfaqja e dytë pjesëmarrëse në Festivalin e vetëm të vallëzimit bashkëkohorë në Kosovë “Albania-Kosovo Dance Meeting” 2018, shkruan KultPlus.

“Enchantments” me koreografi të Livia Leprit shpreh një shëtitje përmes zbulimit të vetes dhe atyre momenteve të jetës që e shënojnë burrin, duke e kthyer banalitetin në epërsi. Ato fragmente të jetës që duhet të shkruhen në shkëmb e që japin guximin për të lënë shenjat e tyre në rërë.

Festivali “Albania-Kosovo Dance Meeting 2018” mbështet nga MKRS dhe është pjesë e festivalit të njëjtë me atë në Shqipëri e që mbahet tash e 13 vite dhe i cili sjellë shfaqjet dhe kërkimet më të reja koreografike në Shqipëri dhe në Kosove.

Drejtor artistik i festivalit është Gjergj Prevazi, koordinator për Shqipëri Tristan Sherifi dhe koordinator për Kosovë.
Shfaqja do të mbahet nesër duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin “Dodona”./ KultPlus.com

Të ngjajshme