займ на карту онлайн потребительский кредит

Ende nuk keni kontribuar për tërmetin në Shqipëri, keni shansin, klikoni në këngën “Në emër të shpresës” (VIDEO)

9 Dhjetor, 2019 - 12:33 pm

Ylli Baka e Era Rusi sapo kanë publikuar një këngë me dedikim për tërmetin e fundit në Shqipëri, dhe të gjitha të hyrat nga ky projekt do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti, shkruan KultPlus.

Muzika e kësaj kënge është punuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Arben Duka, kurse video është realizuar nga MAX Production.

Pas tërmetit në Shqipëri ku vdiqën dhjetëra qytetarë dhe u rrënuan shumë objekte kolektive dhe shtëpi, ka pas shumë iniciativa për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, duke përfshirë edhe artistët.

Mirëpo, kënga “Në emër të shpresës”, është kënga e parë që i dedikohet kësaj katastrofe natyrore.

Të gjithë ata që klikojnë në këtë video, kanë shansin të ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti, pasi që me klikun e tyre rriten edhe fondet nga kjo këngë./KultPlus.com

Të ngjajshme