Enzo Lovine me “Ti je ti” fiton Festivalin e Këngës Arbëreshe

22 Gusht, 2021 - 6:00 pm

“Një histori nuk ndalet, identiteti i njerëzve arbëresh nuk ndalet”. Me këtë moto u zhvillua mbrëmjen e djeshme në San Demetrio Corone edicioni i 39-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.

Fitues i të cilit u shpall Enzo Lovine nga qyteza arbëreshe e Puhëriut në Kalabri me këngën “Ti je ti”.

“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë cmim, sepse këngët arbëreshe i kam të shpirtit dhe gjithmonë e kam ndjekur festivalin. Me këtë këngë përfaqësova veten dhe ju”, shprehet fituesi Enzo Lovine për AlbaniaNews.

Festivali i Këngës Arbëreshe u rikthye pas një ndërpreje thuajse dy vjeçare për shkak të pandemisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme