займ на карту онлайн потребительский кредит

Eric Clapton dhe tingujt e Blues-it

29 Mars, 2020 - 1:58 pm

Eric Clapton, emri origjinal Eric Patrick Clapp, (i lindur më 30 mars 1945, Ripley, Surrey, Angli), ishte një rocker britanik dhe një nga kitaristët më të rëndësishëm të fund-viteve 1960 dhe në fillim të viteve ’70. Më vonë, Clapton u bë një këngëtar i dashur për të gjithë, por edhe kantautor i zoti.

Clapton u rrit nga gjyshërit e tij, pasi e wma e braktisi kur ishte i vogël. Ai filloi të luajë në kitarë gjatë adoleshencës dhe studioi në Kolegjin e Artit në Kingston. Pasi kishte qenë pjesw e dy grupeve të vogla si kitarist kryesor, në vitin 1963 u bashkua me Yardbirds, grup në të cilin kitara e artistit tërhoqi vëmendje të madhe në Britani me tingujt e ngrohtë të blues-it. Clapton la Yardbirds në 1965, kur ata kaluan nga blues-i në pop.

Po atë vit, ai u bashkua me Bluesbreakers të John Mayall.

Ai u bë shumë shpejt figura kryesore e grupit dhe tërhoqi dëgjues fanatikë të blues-it në klubet e Londrës ku grupi luante live.

Në vitin 1966 Clapton la Bluesbreakers për të formuar një grup të ri me dy muzikantë të tjerë, basisti Jack Bruce dhe bateristi Ginger Baker. Ky grup, Cream, krijoi famë ndërkombëtare me shkrirjen e sofistikuar, të rockut dhe blues-it në solot e mrekullueshme të kitarës. Clapton dhe teknikat e tij në kitarë u përhapën me shpejtësi dhe ai u bë pikë referimi për të gjithë.

Energjia dhe intensiteti emocional i solove të Clapton vihen re lehtësisht në këngë të tilla si “Crossroads” dhe “White Room”. Eric Clapton kishte vendosur një standart të ri në muzikën britanike, por edhe atë botërore. Cream u nda në fund të vitit 1968, pas albumeve: Disraeli Gears (1967), Wheels of Fire (1968) dhe Goodbye (1969).

Clapton solli krijimet e tij të para në solo në vitin 1970. Ai shpejti afroi një treshe muzikantësh të zotë (basisti Carl Radle, bateristi Jim Gordon dhe tastieristi Bobby Whitlock) në një grup të ri të quajtur Derek&Dominos , me Clapton si kitarist, vokalist dhe kompozitor. Më vonë me grupin u bashkua dhe kitaristi Duane Allman. Ata publikuan dy albume që kanë hyrë në listën e albumeve më të mira të muzikës britanike:

“Layla” dhe “Other Assorted Love Songs” (1970). I zhgënjyer nga shitjet e pakta të “Layla” dhe varësia ndaj heroinës e shkëputën Clapton për dy vjet nga muzika. Rikthimi me “461 Ocean Boulevard” (1974), ishte sukses i madh për Clapton. Ky ishte albumi i parë ku artisti nuk i dha vëmendjen kryesore kitarës, por cilësisë së kompozimit dhe teksteve të këngëve.

Gjatë 20 viteve të ardhshme, Clapton prodhoi shumë albume: “Slowhand” (1977), “Backless” (1978), “Money and Cigarettes” (1983), “August” (1986), “Unplugged” (1992) dhe From the Cradle (1994). Në ceremoninë e Çmimeve Grammy të vitit 1993, “Tears in Heaven”, këngë e cila u shkrua si kujtim për vdekjen e të birit nga Clapton, fitoi cmimin si kënga e vitit dhe Unplugged u vlerësua si albumi i vitit.

Clapton gjithashtu pati bashkëpunime të suksesshme të cilat u vlerësuan me çmime Grammy: Riding with the King (2000) me legjendën e blues-it B.B. King dhe The Road to Escondido (2006) me kitaristin J.J. Cale.

Clapton publikoi librin e tij autobiografik në vitin 2007 e 10 vjet më vonë, filmi dokumentar “Clapton Life in 12 Bars” u shfaq në kinematë botërore. Clapton u bë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” si anëtar i Yardbirds në 1992, si anëtar i Cream në vitin 1993, dhe solo në vitin 2000./konica/ KultPlus.com

Të ngjajshme